Lajme

Kujdes, dikush po i vjedh gomat e veturave në Prishtinë (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 19, 2016

Kohëve të fundit janë shënuar një numër i madh i vjedhjeve të veturave në Prishtinë. Gjatë ditës së sotme në lagjen Dardania, janë evidentuar dy raste për vjedhje të gomave të veturave, shkruan Infokusi.com

Ashtu siç shihet edhe në fotografi, veturave i janë vjedhur të katër gomat. Nuk dihet nëse ishin personat e njëjte qe vodhën gomat ne te dyja rastet.

Grabitësit me shumë mjeshtri kishin vjedhur gomat, ata nuk i kishte vërejtur askush deri sa bënin punën.