Juventus – Fiorentina, tifozët befasohen se çfarë ka ndodhur me Higuain

Gonzalo Higuain nuk pritet të jetë në formacionin bazë të Juventusit për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A kundër Fiorentinës.

Gonzalo Higuain është përforcimi më i shtrenjtë në histori të Juventusit.

Sulmuesi nënshkroi me “Bianconerët” në transferim me vlerë prej 90 milionë euro nga Napoli, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, një ditë para duelit të xhiros së parë në sezonin e ri në Serie A kundër Fiorentinës, mediat italiane raportojnë se argjentinasi nuk do të jetë në formacionin bazë të trajnerit Massimiliano Allegri, përcjell “Lajmi.net”.

Ndoshta për shkak të ndonjë kilogrami më tepër ose thjesht si formë e procesit të adaptimit, Paulo Dybala e Mario Mandzukic do ta përbëjnë dyshen sulmuese, kurse Higuain mund të inkuadrohet në lojë si rezervist.

Temat
BotëSport

Të afërta