Emanuel Demaj nga Partia Shqiptare Demokristikane, parti e cila është në koalicion me PDK’në, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Faton Abudallahu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, e ka konfirmuar lajmin për Express.
Abdullahu ka thënë se Kryeministri Mustafa e ka nënshkruar vendimin për emërimin e Demajt në postin e zv.ministrit në MPJ.
“Kryeministri e ka nënshkruar vendimin për emërimin e Demajt në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ende nuk e di nëse ai e ka pranuar vendimin”, ka thënë Abdullahu.
Kryeministri Mustafa e ka nënshkruar vendimin më 15 gusht.
Emanuel Demaj, është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane.