Ferizaj: Qëllohet për vdekje me armë zjarri, po kërkohet i dyshuari

Dje në Ferizaj në rrugën Hysen Tërpeza, gjatë pasdites, një i panjohur, gjithashtu për shkaqe të panjohura, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Si pasojë e kësaj dhe lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit u dërgua në autopsi. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

policia-ks-aksidenti1375261686-600x358

Temat
LajmeVend

Të afërta