Pas publikimit të këngës audio “In The Name Of Love” në bashkëpunim me DJ Martin Garrix, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka xhiruar edhe videoklipin e saj.
Në klip ajo shfaqet me një fustan të kuq dhe duket shumë tërheqëse.
Fillimisht shfaqet e vetme dhe më pas i bashkohet nën ujë Martini, pikërisht në emër të dashurisë.
Në një video në Instagram, ajo ka zbuluar një nga prapaskenat e klipit, ku ndodhet në pishinë me Martin Garrix.
Jo me bikini, por me fustanin dhe çizmet e kuqe që mban veshur në videoklip. “Kërcyem në pishinë me rroba”, shkruan Bebe karahas videos të realizuar “në emër të dashurisë”.

