Gazmend Sinani, edhe zyrtarisht është larguar nga Sigal Prishtina.
Pas Dardan Berishës, edhe alo-qendra kosovare Gazmend Sinani, edhe zyrtarisht është larguar nga Sigal Prishtina. Lajmin për GazetaOlle.com, e ka konfirmuar vet Sinani, duke treguar se nuk është pjesë e klubit prishtinas.
“Dua të falënderoj klubin e Prishtinës, dhe tifozët Plisat, për përkrahjen gjatë sezonit të kaluar. Nuk do të jem më pjesë e Prishtinës”, deklaroi Sinani.
Basketbollisti i Përfaqësuese së Kosovës, edicionin që lamë pas ndihmojë ekipin e tij të fitonte ‘tripletën’ kryeqytetasit.
GazetaOlle.com mëson se Sinani, ka disa oferta jashtë vendit dhe ekipet kosovare.