Xhaka, Januzaj, Shaqiri….lajm i madh nga Vokrri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se është në pritje të vendimeve nga futbollistët e mëdhenj kosovarë, të ekipeve tjera evropiane.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka thënë se është në pritje të vendimeve nga Granit Xhaka, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri e të tjerëve në lidhje me inkuadrimin në ekipin Përfaqësues.

Vokrri ka theksuar se futbollistët e interesuar duhet të bëjnë kërkesa individuale për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës.

“Ne u kemi bo apel lojtarëve që të vijnë të luajnë për Kosovën, dhe kërkesa në FIFA duhet të bëhet individualisht”, ka thënë shkurt Vokrri gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë, përcjell “Lajmi.net”.

Milot Rashica e Herolind Shala tashmë janë larguar nga ekipi i Shqipërisë duke vendosur ta përfaqësojnë Kosovën.

Temat
SportVend

Të afërta