Botë

Wenger konfirmon lajmin e pritur nga tifozët e Arsenalit

By FIRST CHANNEL

August 18, 2016

Arsene Wenger ka konfirmuar se është i gatshëm të shpenzojë për të sjellë përforcime në Arsenal, në mesin e të cilëve pritet të jetë Shkodran Mustafi.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se klubi do të sjellë përforcime në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Gunners” janë në bisedime për blerjen e mbrojtësit të Valencias dhe Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, pas një krize të madhe në repartin defanziv.

Por, Wenger pa dashur të përmend emra, ka bërë të ditur se do të realizojë blerje të reja.

“Besoj se është më mirë të mos flasin për futbollist individual, por ne jemi të gatshëm të shpenzojmë paratë që kemi në dispozicion”, deklaroi Wenger gjatë një konference për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Është shumë e vështirë të identifikoni futbollistë dhe ju keni plot shembuj në Angli ku janë shpenzuar para të mëdha në qendërmbrojtës, por pa sukses. Është me rëndësi që paratë të shpenzohen në mënyrën e duhur, jo paratë e mija”, theksoi ai.