Lajme

Tiranë, i sëmuri mendor kërcënon njerëzit në rrugë me sëpatë në dorë

By FIRST CHANNEL

August 18, 2016

Sërish në qendër të vëmendjes janë të sëmurët mendorë. Pas ngjarjes së rëndë në Palasë të Himarës, një tjetër i sëmurë mendor është bërë protagonist në Tiranë.

61-vjeçari Maks Dajçi kërcënonte njerëzit në rrugë duke mbajtur në dorë sëpatë dhe thika.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën ‘Vaçe Zela’. Dajçi u arrestua nga policia, e cila sekuestroi sëpatën dhe thikat.