Sacchi: Ky ekip i futbollit është 10 vjet para të tjerëve (FOTO)

Arrigo Sacchi ka vetëm lëvdata për Juventusin.

Ish trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi e konsideron Juventusin si skuadër larg para kundërshtarëve në Serie A.

Ai beson se “Bianconerët” janë ekip në avantazh të madh ndaj rivalëve të tjerë në Kampionatin italian.

“Juventus e ka përforcuar ekipin duke e shkatërruar konkurrencën”, deklaroi Sacchi për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, përcjell “Lajmi.net”.

“Higuain dhe Pjanic nuk janë futbollistë të rëndomtë. Pogba? Një individ nuk e ndryshon ekipin. Klubi është dhjetë vjet para rivalëve dhe Allegri është trajner shumë i mirë nga aspekti taktik, i aftë për ta udhëhequr grupin. Vetëm Juventus mund ta humb kreun”, u shpreh ai.

Temat
BotëSport

Të afërta