Showbiz

Gold AG ‘imiton’ princ Vali Corleonen (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 18, 2016

Vali Corleone apo princi i madh italiano-shqiptar shpesh herë është temë kryesore e medieve në Kosovë dhe Shqipëri.

Shpesh herë me Valin shumë fansa dhe persona nga estrada bëjnë shaka me atë, duke ironizuar me fjalët e tij, por kjo nuk është aspak e rëndësishme për Corleonen shqiptar.

Vali shpesh herë për fansat e tij poston fotografi nga Gjilani, apo siç e quan ai ‘Sicilia e vogël’.

Në fotografit e tij shihet qartë jeta luksoze që e bën ai. I mbuluar me ari, i rrethuar me femra të bukura, në pronësi të tij ka makina luksoze të markave më të mira dhe e gjitha kjo për atë është rutinë.

Vali shpesh herë i kushto kohë edhe problemeve politike, ekonomike të vendit tonë, kjo me së miri tregohet edhe me reagimin e ashpër që ka bërë ai ndaj gazetarëve nga Shqipëria pas largimit të lojtarëve nga Kombëtarja e Shqipërisë në drejtim të përfaqësues së Kosovës.

Por, duke të gjitha këto pas këngëtari duket se ka gjetur kohë për ta ‘imituar’ atë, duke bërë fotografi në stilin e Valit.

Më poshtë keni disa fotografitë dhe mund të vlerësoni vetë se e ka imituar, apo jo. /Telegrafi/