Sot vendoset për masën e arrestit ndaj Azem Sylës

Sot pritet që Gjykata e Prishtinës të vendos për masën e sigurisë ndaj ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla, i cili dyshohet si kreu i një grupi të përfshirë në krimin e organizuar.

Avokati Tahir Rrecaj për lajmi.net tha se është duke u mbajtur seanca ndegjimore për rastin Azem Syla.

“Vendimi për vazhdimin apo mos vazhdimin masës së paraburgimit pritet që të mirrët pas dite nga gjykata”, tha avokati Tahir Rrecaj.

Azem Syla në bashkëpunim me disa persona, ai mendohet te ketë keqpërdorur postin si deputet ne funksion te bizneseve dhe tjetërsimit te pronave me vlerë 30 milionë euro.

azem-780x439

Temat
LajmeVend

Të afërta