Joe Biden “ngacmon” ish presidenten Jahjaga: Vërtetë e pëlqej!

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë ceremonisë të emëritimit të rrugës, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ka falënderuar gjithë të pranishmit për pjeamrrje.

Por, ai ka veçuar një person. Bëhet fjalë për ish-presidenten e Republikës, Atifete Jahaga, për të cilën Biden tha se dukej më së miri, shkruan Indeksonline

“Ish-presidentja Jahjaga, të gjithë jeni shumë të mirë por ajo duket shumë më mirë se ju dhe vërtetë e pëlqej. Faleminderit që keni ardhur në zyrën time për të më treguar për këtë ide të cilën e pëlqejë shumë”, ka thënë numri dy i Amerikës.

Vlen të theksohet se para disa muajsh, Jahjaga sa ishte duke marrë pjesë në një takim me presidentet e rajonit në Kroaci, kishte marrë mbështetje të madhe nga zv.presidenti amerikan.

Bide-jea-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta