Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ja si duket rruga dhe pllaka që do të mbajë emrin e djalit të Joe Bidenit (Foto)

Në Ferizaj gjithçka gati për pritjen e zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

Pllaka përkujtimore kushtuar të birit të tij Beau Biden është gati. Kjo pllakë do të jetë simbol i mirënjohjes dhe falënderim për SHBA-të për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu edhe sheshet kryesore të Ferizajt janë zbukuruar me flamuj.

Edhe masat e sigurisë janë marrë. Policë shihen në çdo rrugë të Ferizajt.

Po ashtu edhe shenja sinjalizuese e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj që do të mbajë emrin “Beau Biden”, është vendosur.

Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës së Zv.Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,do të ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet në aksin rrugor prej fshatit Sojevë deri në fshatin Dardani prej orës 11:00 deri në ora 16:00.

Exit mobile version