Ecja e nuses drejtë altarit është gjithmonë pjesa më emocionuese e ceremonisë së dasmës.
Shumë më emocionuese ishte për nusen, Jaquie Gonxher një 25 vjeçare e cila u paralizua nga mosha 17 vjeçare, por të gjithë të ftuarit u surprizuan dhe nuk mund t’i mbanin lotët kur ajo u largua nga karrigia me rrota për të ecur.
Gonxher, ishte një notare goxha e zoja mirëpo pas një aksidenti ajo mbeti e paralizuar, dhe mjekët pretendonin që ajo nuk do të mund të ecte më kurrë, transmeton Klan Kosova.
Por, ajo i mahniti të gjithë kur vetëm gjashtë muaj më pas mund të qëndronte pak në këmbë. Por, për tetë vitet e ardhshme Gonxher do të qëndronte shumicën e kohës në karrigen me rrota.
Si një atlete që ishte para aksidentit, ajo që e zëmëroi më së shumti atë ishte që nuk mund t’i bënte më ushtrimet e saj.
“Nuk mund të shkoja në palester dhe kjo më frustronte shumë. Tentoja të filloja të ecja por nuk mund t’ia arrija”.
Por një vit para dasmës, ajo i vendosi vetes një qëllim – që të ishte e gatshme të ecte drejt altarit.
E si një këmbëngulëse që është ajo arriti që jo vetëm të ecte por edhe të vallëzonte.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë nga dasma shumë emocionuese e Gonxher.