Me të arritur në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u prit me ushqim tradicional serb – “bukë e krip”.
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka publikuar në faqen e tij në Twitter fotografitë ku shihet duke u përshëndetur Zëvendëspresidentin Joe Biden. Ndër fotografitë e publikuara nga kryeministri, ai ka publikuar edhe fotografinë ku shihet Biden duke shijuar ushqimin tradicional serb, transmeton Gazeta Express.
Joe Biden bashkë me pjesëtarët e delegacionit amerikan sapo kanë arritur në aeroportin Nikolla Tesla në Beograd. Më vonë, Biden gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin serb Tomislav Nikoliç.