Lajme

Vuçiq e pret me bukë e kripë Zëvendëspresidentin Biden në Aeroportin e Beogradit (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 16, 2016

Me të arritur në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden u prit me ushqim tradicional serb – “bukë e krip”.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka publikuar në faqen e tij në Twitter fotografitë ku shihet duke u përshëndetur Zëvendëspresidentin Joe Biden. Ndër fotografitë e publikuara nga kryeministri, ai ka publikuar edhe fotografinë ku shihet Biden duke shijuar ushqimin tradicional serb, transmeton Gazeta Express.

Joe Biden bashkë me pjesëtarët e delegacionit amerikan sapo kanë arritur në aeroportin Nikolla Tesla në Beograd. Më vonë, Biden gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin serb Tomislav Nikoliç.