Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, i ka bërë thirrje LDK-së që të dalin nga koalicioni me PDK-në, ngase sipas tyre, kjo parti janë kriminel që po e shkatërrojnë vendin.
Në një konferencë për media ku u fol për përgjimet e fundit, ku krye-personazh kanë Adem Grabovcin, anëtarë të Vetëvendosjes thanë se qëndrimi i LDK-së karshi përgjimeve është i turpshëm, raporton lajmi.net
Donika Kadaj-Bujupi thotë se kryeministri Isa Mustafa po e vlerëson Hashim Thaçin si president të shkëlqyeshëm, e sipas saj, kjo është e dhimbshme.
Kadaj-Bujupi vlerëson se elektorati i LDK-së është mashtruar kur ky subjekt ka bërë marrëveshje me PDK.
“Është momenti i fundit për LDK-në që të prish koalicionin me këta kriminel. sepse këta njerëz kanë shkatërruar Kosovës dhe vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet”, thotë ajo.
Vetëvendosje thotë se këta njerëz e kanë shkatërruar ekonominë e Kosovës, ka shkaktuar varfëri dhe papunësi.