Botë

Sulm me thikë në një tren në Austri

By FIRST CHANNEL

August 16, 2016

Një burrë 60 vjeçar, shtetas gjerman, ka sulmuar me thikë dy pasagjerë në një tren në Austri.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Roethis, në kufirin austriak dhe zviceran, transmeton lajmi.net.

Dy personat e sulmuar janë shtruar menjëherë në spital nga plagët e marra.

Njëri prej tyre ishte 19 vjeçar dhe kishte marrë plagë në stomak ndërsa tjetri një 17 vjeçar pësoi një dëmtim në fyt.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje nga ata.