Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Pas Majlinda Kelmendit, edhe një kosovare siguron medalje në Rio (FOTO)

Kosovare Asllani është sportistja e dytë kosovare që e siguron medaljen olimpike

Në fakt, futbollistja kosovare është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, duke e eliminuar sonte Brazilin në gjysmëfinale, për ta siguruar të paktën medaljen e argjendtë olimpike.

“Ne ia dolëm. Jemi në finale. Finalja olimpike historike”, ka shkruar futbollistja kosovare në rrjetin social, Instagram, përcjellë Zëri.

Suedia e eliminoi Brazilin pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.

Ajo dështoi nga 11 metërshi, por me rëndësi është se tash do ta synojë medaljen e artë olimpike, siç e fitoi edhe Majlinda Kelmendi, edhe pse e përfaqëson Suedinë.

Exit mobile version