Botë

Në Nice të Francës panik si në Prishtinë, lëndohen rreth 40 persona

By FIRST CHANNEL

August 16, 2016

Disa dhjetëra persona janë lënduar sonte në panikun që nisi nga krismat e fishekzjarrëve në Cote d’Azur, kanë njoftuar sonte autoritetet franceze.

Në vendin e vogël rreth 20 kilometra nga Nice, qytetarët që vazhdimisht janë në frikë nga sulmet terroriste, menduan se shpërthimet e fishekzjarrë ishte të shtëna nga armët, transmeton lajmi.net.

Autoritetet lokale kanë theksuar se rreth 40 persona janë lënduar lehtë duke ikur nga paniku.

Banorët e Nice dhe rrethinës vazhdojnë të jenë të frikësuar qysh nga sulmet e 14 korrikut, kur gjatë hedhjes së fishekzjarrëve me rastin e Ditës shtetërore të Francës një terrorist u shkeli për vdekje me kampion 85 njerëz dhe 400 i lëndoi.

Të kujtojmë se para pak javësh një panik i tillë u shkaktuar edhe në Prishtinë, gjatë festivalit të birrës, ku nga një e shtënë me armë zjarri në ajër u lënduan duke ikur mbi 60 persona.