Sport

Lajmërohet Xherdan Shaqiri, mesazh me flamurin e Kosovës (FOTO)

By FIRST CHANNEL

August 16, 2016

Të gjithë sytë nga Shaqiri, në pritje të përgjigjes që do t’i jep Kosovës.

Por, derisa të gjithë po presin një përgjigje nga ai, 24 vjeçari vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Ylli i Stoke City së fundi ka postuar një video në Instagram, ku prezanton një dhuratë që ka marrë nga një person i dashur, e që ka një mesazh falënderues për të.

Në atë video, protagonist është vet Shaqiri, që shfaqet me flamur të Zvicrës e po ashtu edhe me të Kosovës, shkruan Lajmi.net.

Përndryshe dy ditët e ardhshme, do të jenë shumë vendimtare rreth përzgjedhjes që do të bëjnë futbollistët me prejardhje nga Kosova që veshin fanellat e përfaqësueseve tjera.