Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe,Teodosije, i ka shkruar letër Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për, siç ka shkruar ai, t’u solidarizuar me të dhe të gjithë komunitetin mysliman të lënduar nga ky akt i vandalizmit, si dhe për ta dënuar fuqishëm këtë akt të pakuptimtë.
Ai ka thënë se solidarizohet me Tërnaven dhe komunitetin myslimanë që janë lënduar nga siç e ka përshkruar ai, ky akt vandalizmin e i pakuptimtë, shkruan Express.
Ja letra e plotë e Teodosije:
I dashuri z.Tërnava
E kemi marrë me shqetësim të madh lajmin se një person i etnitetit serb ka dëmtuar minaren e një xhamie të Bashkësisë Islamike të Kosovës në fshatin Velekincë afër Gjilanit.
E dënoj fuqishëm këtë incident dhe dëshirojë të përcjell tek ju dhe tek të gjithë anëtarët e komunitetit tuaj solidaritetin tonë të sinqertë, të cilët janë lënduar nga ky akt vandalizmi dhe i pakuptimtë. Sipas informatave tona, kryerësi i aktit është person me probleme nga varësia e drogës dhe momentalisht gjendet në paraburgim policor. Ne besojmë fuqishëm se ky incident nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në atë rajon.
Ne e mbështesim plotësisht thirrjen tuaj se organet e rendit duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat për t’i mbrojtur në mënyrë adekuate të gjitha zonat fetare në Kosovë dhe mbesin thellë të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie bazuar në tolerancë dhe respekt në midis të gjitha komuniteteve.
Sinqerisht i juaji
Peshkopi Teodosije