Franca mbron ndalimin e veshjes burkini në plazhe, bën thirrje për ulje të tensioneve

Qeveria e Francës e ka mbrojtur sot ndalimin komunal të burkinit – veshje notimi që mbulon tërë trupin përveç fytyrës, duarve dhe këmbëve – por u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të tentojnë t’i ftohin tensionet në mes komuniteteve.

Tri qytetet mesdhetare – Cannes, Villeneuve-Loubet dhe Sisco në ishullin Corsica – e kanë ndaluar veshjen e burkinive, ndërsa qyteti tjetër në bregdetin atlantik, Le Touquet është duke planifikuar ta bëjë të njëjtën, raporton Reuters, transmeton Express.

Kryetarët e komunale kryesisht konservatorë të cilët e kanë imponuar ndalimin thonë se veshja, e cila ekspozon vetëm fytyrën, duart dhe këmbët, shpërfillë ligjet e laicizmit në Francë.

femmes-voilc3a9es-islam-plages_1471351932-3144012

Temat
BotëLajme

Të afërta