Policia e Tiranës ka njoftuar sot asgjësimin e rreth 500 rrënjëve Cannabis Sativa.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike , nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr 4 u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i rreth , rreth 500 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.
Bimët u konstatuan ne zonën e quajtur Zgur komuna Zallbastar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
