Bashkëpunëtori i Ramushit e ka një porosi të fortë për Donika Kadaj-Bujupin

Sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj iu është kundërpërgjigjur deputetes së VV’së, Donika Kadaj-Bujupi – dikur shefe e grupit parlamentar të AAK’së, e cila deklaroi se partia e Ramush Haradinajt po qëndron e heshtur ndaj përgjimeve të publikuara pasi ka marrëveshje të fshehtë me PDK’në.

Tolaj thotë se ish-bashkëpartiakja e tij që dikur ishte ndër figurat kryesore të AAK’së, duhet vetëm të lutet që të mos i publikohen ndonjëherë ndonjë përgjim i saj kur, sipas Valon Tolajt, Kadaj-Bujupi insistonte me çdo kusht koalicionin me PDK’në.

“Donike ti vec lutu mos te dalin pergjimet tuaja, kur ti i kerkojshe Aleances qe me cdo kusht te hyje ne koalicion me klanin “Pronto”!”, ka reaguar anëtari i kryesisë së AAK’së.

14055571-10153865834067029-1227676028-n_1471353780-5294202

Temat
LajmeVend

Të afërta