Arrestohet një punonjës i AKP-së

Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës të AKP-së (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) nën dyshimin se I njëjti është përfshirë në vepra penale të tilla si keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.

“Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, e në veçanti në përpjekjet e saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të kryera paraprake, sot me datë 16.08.2016, në një operacion policor të mirë planifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) i përfshirë në vepra penale” keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe” marrje e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar (në rajonin e Ferizajt) ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdher të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore.

Temat
LajmeVend

Të afërta