Teknologji

Apple vjen në 2017-ën me 3 iPad të ri

By FIRST CHANNEL

August 16, 2016

Apple raportohet se është duke planifikuar të nxjerrë në shitje në vitin 2017 një iPad Pro të ri me madhësi ekrani 26.5 cm.

Lajmi vjen nga analisti i kompanisë, Ming-Chi Kuo, i cili gjithashtu shton se ndryshimiet ‘revolucionare’ që do të sjellë iPad i ri ishin menduar të vinin në 2018.

“Ne presim tre iPad të ri që do të lançohen në fillim të vitit 2017 : 12.9 iPad Pro 2 me madhësi 10.5 inch, iPad Pro & low-cost 9.7 iPad. Mendohet se ata do të kenë një ekran AMOLED dhe një proçesor A10X”, shkruan Kuo për linjën e iPad 2017.