Lajme

Thaçi i qeras serbët me Birra Peja, jep mesazh për bashkëjetesë, flamuri i Kosovës në sfond (Foto)

By FIRST CHANNEL

August 15, 2016

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pasi ka vënë kurora lushësh dhe është përkulur tek lapidari i disa të rinjve serbë të vrarë në Gorazhdec të Pejës, ka gjetur bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij fshati.

Madje, Thaçi edhe i ka qerasur ata me birra peje.

“Në Gorazhdec të Pejës pata rastin të bashkëbisedoj edhe me qytetarët e këtij vendbanimi piktoresk dhe të dëgjoj për jetën e tyre, për hallet dhe gëzimet. Siguria, ekonomia, pronat dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre ishin hallet e tyre, sikur që janë gati për çdo qytetar të Kosovës. Vizitat e “gastarbajterëve”, gazmendet familjare ishin gëzimet e tyre, sikur që janë për çdo qytetar të Kosovës në këto ditë të bukura vere. Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë çelësi i jetës më të mirë në Kosovë dhe në rajon. Ky ishte mesazhi i kësaj vizite. Në fund, pata kënaqësinë që bashkëbiseduesit t’i qeras me nga një birrë “Peja””, ka shkruar Presidenti në Facebook.

Në prapavijë shihet edhe flamuri i Kosovës.