Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Ronaldo – Kaka, ky është lajmi i fundit

Ish ylli i Real Madridit, Leite Kaka, i ka thurur lavde të mëdha ish bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo.

Braziliani deklaron se është për t’u habitur se si Ronaldo çdo vit arrin të mbajë atë formë, dhe të thyejë rekordet e tij.

Ronaldo edicionin që shkoi gëzoi formë të lartë, duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe titullin e Evropës me Portugalinë.

“Është e pabesueshme, ai çdo vit tregon se mund të thyej rekordet e tij”, deklaroi Kaka, përcjell Lajmi.net.

“Çdo vit ai gjen motivimin për të luajtur në nivele të larta, të shënoi gola dhe të jetë lojtari më i mirë në botë”, shtoi ai.

Exit mobile version