Grinden dy serbë te Torino, përfiton Ajeti

Zhvillimet interesante te Torino para fillimit të edicionit të ri, i shkojnë për shtati kosovarit Arlind Ajeti.

Kjo pasi që mbrojtësi serb Nicola Maksimovic është konfrontuar me trajnerin Sinisa Mihajlovic dhe si pasojë e kësaj ka kërkuar largimin nga klubi.

Sipas mediave italiane, Ajeti tani llogaritet si titullar te Torino dhe do të luajë nga minuta e parë në fillimin e sezonit të ri, përcjellë “Lajmi.net”.

Kosovari i Kombëtares së Shqipërisë ka treguar formë të mirë në fazën parapërgatitore, përkundër një lëndimi të pësuar.

ArlindAjeti-1-780x439

Temat
Sport

Të afërta