Sport

Drilon Hajrizi në Turqi?

By FIRST CHANNEL

August 15, 2016

Drilon Hajrizi është shumë pranë largimit nga basketbolli kosovar për ta vazhduar karrierën në Turqi.

Drilon Hajrizi në sezonin e ri mund të mos jetë basketbollist në Superligën e Kosovës.

Ai është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferim në Turqi.

Hajrizi ka konfirmuar interesimin e një klubi turk për angazhimin e tij.

“Po, jam në bisedime me një klub nga Turqia dhe gjërat janë duke shkuar mirë”, deklaroi Hajrizi për “Lajmi.net”.

Hajrizi së fundmi ishte përmendur si përforcim i mundshëm i Sigal Prishtinës për edicionin e ardhshëm.

Mirëpo, ai duket të jetë i interesuar që karrierën ta vazhdojë larg Kosovës.

Hajrizi është një prej basketbollistëve më të mirë në Kosovës ndërsa sezonin e kaluar e ndihmoi Pejën të triumfojë në Superkupën e Kosovës.

Në të kaluarën, ai ka shkëlqyer edhe tek skuadra e Trepçës me të cilën – njësoj si tek Peja – u shpall kampion i Kosovës.