Januzaj: Ja kush më bindi që të transferohem te Sunderland

David Moyes ishte çelësi që shtyu Adnan Januzajn të huazohet te Sunderland.

Kosovari, dy ditë më parë është huazuar për një vit te Sunderlandi nga Manchester United, ndërsa dje debutoi në humbjen 2:1 nga Manchester City.

Januzaj duke folur për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se prania e David Moyes te Sunderland, ka qenë kruciale për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Moyes ishte çelësi që më solli këtu dhe e vlerësojë mundësinë që ai më dha, sepse dua t’u tregoj njerëzve se çfarë di të bëjë”, ka deklaruar Januzaj për faqen zyrtare të klubit, përcjell Lajmi.net.

“Puna ime është që të shënoi gola dhe të ndihmojë skuadrën. Tifozët vijnë në stadium për të shijuar futbollin, dhe unë dua të jam nga ata lojtarët që do t’i bëjë të lumtur ata”.

Temat
Sport

Të afërta