Botë

Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës (Video)

By FIRST CHANNEL

August 13, 2016

Skuadra nga kryeqyteti, ka mundur 2:1 kampionët e Feronikelit, në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Endrit Krasniqi dhe Ahmed Jonuzi, shënuan për Prishtinën, ndërsa golin e vetëm për Feronikelin e shënoi Behar Maliqi nga penalltia.

Ky është titulli i nëntë i Superkupës për Prishtinën, ndërsa Feronikeli mbetet në një titull.