Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë një vizitë shtabit ku ISIS kishte praktikuar “politikat e veta fetare” kundër grave që i kishte torturuar me shufra dhe zinxhir nëse ishin parë pa mbulesa të fytyrës në qytetin sirian, Manbij.
Forcat Demokratike Siriane ia arritën këtë javë që ta marrin kontrollin e këtij shtabi dhe postuan një video të mjeteve të tmerrshme të torturës që i kishin gjetur brenda, shkruan MailOnline, përcjell Express.
Në këtë video, një luftëtar i forcave siriane shpjegon se “Qendra Hasba” është ajo çka ISIS e quan shtabit të “politikave fetare”.