Martin Odegaard është shumë pranë transferimit në Rennes, në Ligue 1 të Francës.
Martin Odegaard do të largohet nga Real Madrid.
Mesfushori i talentuar norvegjez nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu.
Andaj, ai ka vendosur të transferohet te një skuadër e re, në formë të huazimit gjatë këtij edicioni.
Sipas mediave spanjolle, Odegaard është shumë pranë transferimit në Rennes, në Ligue 1 të Francës, përcjell “Lajmi.net”.
Madje, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në ditët e ardhshme.