Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka nënshkruar në Librin e Zisë për viktimat e vërshimeve në Shkup, të vendosur në Ambasadën e Maqedonisë së Prishtinë.
“Pranë ambasadës së Republikës së Maqedonisë, u nënshkrova në Librin e zisë, dedikuar viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, me ç’rast në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj”, ka njoftuar Veseli në Facebook.