Lajme

Ndërtimet e dyshimta në Parkun Brezovica (Video)

By FIRST CHANNEL

August 12, 2016

84 ndërtimeve në zonën e Parkut nacional të Brezovicës, u janë ndërprerë punimet me arsyetimin se po ndërtohen pa leje dhe se nuk janë në harmoni me planin urbanistikë të parkut.

Përmes një aksioni të bashkërenduar me Policinë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë u ka ndaluar atyre punën, duke vënë edhe shiritat ndalues.

Kryeinspektori i Ministrisë, Bedri Halimi, ka treguar se kanë inspektuar këtë zonë që një kohë të gjatë dhe se ka ndaluar punimet për të kërkuar dokumentet përkatëse për të gjitha ato.

Halimi ka deklaruar se deri tani shumica e pronarëve i kanë sjellë dokumentacionet poseduese dhe se ato janë duke u analizuar.

Në kohën kur ekipi i Tribunës ka vizituar këto vende ndërtimi, disa prej tyre kanë hequr ndalesat dhe kanë rinisur punën, ani pse ekipi nuk është lejuar të xhirojë.