E dhimbshme: Ja momenti i arrestimit të babait të Hakan Sukur në Turqi (FOTO)

Policia turke gjatë ditës së sotme ka arrestuar babanë e ish futbollistit të njohur, Hakan Sukur.

Pas lëshimit të urdhër arrestit të futbollistit me origjinë shqiptare Hakan Sukur, policia turke ka arrestuar edhe babanë, të cilit edhe i konfiskuar pasurinë, raporton agjencia e lajmeve DHA, përcjellë Lajmi.net.

Raportohet se arrestimi i babait të Hakas Sukur, është bërë pas faljes së namazit të xhumasë.

Kjo media ka postuar edhe një fotografi të Selmet Sukur, babait të Hakanit, gjatë momentit të arrestimit, i cili shihet me lot në sy.

Kujtojmë se në Turqi është lëshuar një urdhër arrest për Hakan Sukur, si i dyshuar për përfshirje në grusht shtetin e organizuar në këtë vend disa ditë më parë.

hkk

Temat
LajmeSport

Të afërta