Art

DokuFest sjell filmin serb për luftën e fundit në Kosovë (Video)

By FIRST CHANNEL

August 12, 2016

Derisa sa NATO po bombardonte Serbinë një kamion me 53 trupa të vdekur zhytet në Danub, pranë kufirit me Rumaninë.

“Depth two”, një film i regjisorit serb Ognjen Glavoniq sjell një këndvështrim tjetër nga lufta e vitit 1999.

“Ideja e këtij filmi është të flasim ndryshe për viktimat, në vendin tim dhe në rajon në përgjithësi, politikanët shfrytëzojnë viktimat për poenë politike, dhe unë e urrej këtë”, tha Glavoniq, raporton lajmi.net.

Një e mbijetuar nga lufta e cila e kisha parë filmin kishte thënë se me anë të këtij filmi ‘sot e di që nuk është e harruar’ nga të tjerët.

Grupi që ka realizuar filmin janë një grup i vogël njerëzish dhe kanë vështirësi për ta shfaqur filmin e tyre në Serbi, për shkak të temës së ndjeshme.

“Duhet të bësh teatër për fashistët e rinj”, tha Glavoniq duke cituar Pasolinin, për të bërë thirrje që të luftohet fashizmi dhe ngritja e nacionalizmit në rajon.

“Ne e kemi pritur këtë film”, ka drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, duke përshëndetur Glavoniqin për guximin e tij, dhe e cilësoi filmin si një nga filmat më të mirë serb të xhiruar mbi luftën.