Shëndet

Dieta ‘limonadë’: Një kilogram më pak çdo ditë

By FIRST CHANNEL

August 12, 2016

Shumë studime kanë treguar se limoni ndihmon në procesin e djegies së yndyrave, kështu që dieta me limon do të ju ndihmojë që të keni figurë siç gjithmonë e keni kërkuar.

Me këtë dietë do të humbni peshë shumë shpejt, pothuajse një kilogram në ditë.

Dieta quhet edhe “Pastrimi me limon”, sepse pastron trupin nga toksinat e akumuluara.

Përbërësit:

8 gota ujë

Lëng nga 6 limona

½ filxhan mjaltë

disa katrorë akull

10 gjethe nenexhik

Përgatitja:

Nxehni ujin, por nuk duhet të vlojë – jo më shumë se 60 gradë. Shtoni të gjithë përbërësit dhe e leni përzierjen të qëndrojnë në frigorifer për disa orë. Së fundi, kullojeni dhe pijeni.

Në çdo filxhan vendosni një katrorë akulli, sepse trupi harxhon më shumë energji për ta ngrohur ushqimin apo pijen e ftohtë.