Përkrahësi i të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) Araon Driver nga Kanada dhe i cili u vra në shtëpinë e tij nga policia ishte në fazën e fundit të përgatitjes së një sulmi me bombë në një qytet kanadez.
Në një video të publikuar në YouTube ai shihet teksa i paralajmëron kanadezët se çfarë do të ndodhte nëse ata dalin kundër ISIS-it.
“Oh, Kanada, ke marrë shumë paralajmërim, të është bërë më dije shumë herë se çfarë do të ndodhte me ata të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik”, thotë ai në video./Lajmi.net
Për më shumë shiko videon: