Lajme

Përfundon operacioni kirurgjikal, Kadare në gjendje të mirë shëndetësore

By FIRST CHANNEL

August 11, 2016

Ka përfunduar operacioni në spital ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.

Spitali Amerikan në Tiranë ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetin social se sapo ka përfunduar ndërhyrja kirurgjikale ndaj shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe ai është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkrimtari i njohur shqiptar duket se ka pasur probleme shëndetësore pasi dje është shtruar me urgjencë në spital në kryeqytet.