Pasdite mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që ishte paralajmëruar të mbahej të mërkurën, do të mbahet sot.

Gazeta Express merr vesh se mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK’së do të mbahet sot në orën 17:00.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues do të diskutohet për vendimin e djeshëm të Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë një burim për Gazetën Express.

Mirëpo, partia e koalicionit LDK, kishte mbajtur dje mbledhjen e Kryesisë, përmes së cilës nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se për deputetët e partisë së tij të cilët janë deklaruar kundër demarkacionit, do të bisedojnë me ta.

Kryesia e Kuvendit dje ka vendosur që në seancën e 1 shtatorit të votohet për ratifikimin e demarkacionit.

Temat
LajmeVend

Të afërta