Botë

Mustafi transferohet te një top klub i Evropës (Foto)

By Dijart Dyla

August 11, 2016

Shkodran Mustafi do të jetë futbollist i Arsenalit.

Shkodran Mustafi ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferim në Londër.

“Sky Deutschland” raporton se mbrojtësi shqiptar do të jetë përforcim i ri i “Gunners”.

Valencia dhe Arsenal tani do ta definojnë çmimin e futbollistit, i cili është i gatshëm të udhëtojë për t’ju nënshtruar testeve mjekësore në Londër.

Së fundmi, Mustafi kërkohej edhe nga Milan në Serie A.