Botë

Ministri i Jashtëm i Iranit do të pritet në takim nga Erdogani

By Dijart Dyla

August 11, 2016

Nesër, Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif do të zhvillojë një vizitë suprizë në Turqi, raportojnë medait Turke.

Ministria e Jashtme Iraniane ka njoftuar me shkrim se Ministri Zarif do të zhvillojë një takim me homologun turk Mevlut Çavusoglu dhe në vijim të vizitës do të pritet në takim nga Presidenti Rexhep Tayip Erdogan. Mësohet se temë e takimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të jepen mendime për çështjet ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Sot u raportua që Mbretëresha e Danimarkës II.Margreth ka anuluar vizitën në Turqi për shkak të sigurisë të brishtë që ndodhet shteti turk në këto momente.