Lajme

Kadrijaj mbron deputetin e LDK-së nga akuzat e shefave të tij

By Dijart Dyla

August 11, 2016

Pas akuzave të ashpëra të LDK-së ndaj deputetëve të saj që kundërshtojnë demarkacionin, ka reaguar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, duke u dal në mbrojtje atyre.

Kadrijaj ka thënë se është shqetësuese kur një parti sillet në këtë formë me një deputet të zgjedhur nga vota e popullit.

“E pash një reagim të LDK-së, për Deputetin Bulliqi, me të vërtetë është shqësues fakti kur një deputet i zgjedhur me votën e lirë quhet zëdhëndës i një subjekti politik.” shkruan Gazeta Express.

Kadrijaj akuzon LDK-në se po sulmon deputetët që kundërshtojnë demarkacionin duke i kujtuar se nuk është deputet ai që ju rrin gaditu shefave, por ai që është zgjedhur populli dhe ai i përgjigjet vetëm popullit.