Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret që asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë gjithë dashurinë që ndjen për familjarët e saj.
Kjo e fundit madje ka pasur raste kur ka qarë në emisione të ndryshme teksa ka folur rreth dashurisë, mungesës që ndjen për ta dhe për kujdesin që kanë për njëri-tjetrin.
Kurse e lumtur duket Dafina sot, teksa shëtit rrugëve të Prishtinës përkrah motrës së saj Tringës, transmeton Indeksonline.
Duke pasur parasysh angazhimin e tepërt Dafinës i është dashur këto ditë që të mjekohet, por si duket ajo përsëri është mirë dhe përplot me dashuri.