Showbiz

Çfarë mendon Lionel Richie për lidhjen e vajzës së tij me Justin Bieber? (Foto)

By Dijart Dyla

August 11, 2016

Këngëtari Justin Bieber ka filluar lidhjen me vajzën seksi të Lionel Richie, Sofia Richie.

Ndonëse shumë persona mund ta kenë pritur reagimin e tij jo miqësor kundrejt Bieber, Richie si duket është shumë në rregull me lidhjen e vajzës së tij, transmeton Klan Kosova.

Një burim i revistës HollywoodLife.com ka mësuar se Richie nuk e ka fare problem që vajza e tij 17 vjeçare ka filluar lidhjen me Bieber.

“Lionel nuk i pengon që Justin është lidhur me vajzën e tij. Ai nuk dëshiron t’i pengoj asaj përderisa ajo është e sigurt”, ka thënë ky burim.