Showbiz

Adele e fton në skenë një fanse, mahnitet nga zëri i saj (VIDEO)

By FIRST CHANNEL

August 11, 2016

Të martën mbrëma gjatë koncertit të saj në Los Angeles, këngëtarja Adele e mori në skenë një fanse për të kënduar në prani të turmës së madhe.

Kjo fanse ndodhi të jetë Jamie Grace, këngëtarja dhe kompozitorja nga Atlanta e nominuar për çmimin Grammy .

Kjo artiste, e cila ka kontratë me Gotee Records – në vitin 2012 u nominua për këngën më të mirë bashkëkohore të krishterë (“Hold Me”). Në të njëjtin vit Grace fitoi çmim në Dove Award për artisten e re të vitit dhe ishte nominuar për këngën top të krishterë në Billboard Music Awards.

Adele nuk ishte aspak në dijeni për të kaluarën artistike të këngëtares, kur e ftoi në skenë për të kënduar këngët “Remedy” dhe “I Can’t Help Falling in Love With You”.

Pas kësaj të dy artistet biseduan për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.